Emri i familjes Spenxas shfaqet për herë të parë në botën tregtare të shekullit të 17-të.
Fermani turk i Abdul Hamidit II i jep stërgjyshit Theoharis liçensën e parë të distilimit të uzos në Pergamo të Azisë së Vogël.
Luftëtari i jetës dhe vizionari Dhimitrios Spenxas përmbys të dhënat dhe prodhon uzo në Mitilini.
I biri i tij Jorgos Spenxas i jep frymë të re biznesit duke trashëguar sekrete, privilegje dhe përvoja të vyera.
Inagurohet linja moderne e prodhimit dhe ambalazhimit të uzos, biznesi rinovon profilin e tij dhe cakton objektiva të reja më të larta.
I biri i Jorgos, Dhimitrios Spenxas, duke pasur si amanet rrugëtimin e suksesshëm të paraardhësve të distilerisë, vjen për të vazhduar traditën me ide novatore dhe frymë rinovuese. Biznesi zgjeron aktivitetin e tij në tregjet e huaja dhe modernizon profilin e produkteve të tij duke iu përgjigjur kështu nevojave të kohës.